LAJMI I FUNDIT:

Erdogani: Perëndimi nuk mund ta kërcënojë Turqinë

Erdogani: Perëndimi nuk mund ta kërcënojë Turqinë

Pas arrestimit të aktivistit gjerman për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër Gjermaninë, ndërsa të arrestuarin e denoncoi duke e quajtur “agjent”.

Gjatë një fjalimi në Parlament, në Ankara, Erdogan paralajmëroi Gjermaninë se Turqia nuk do të tregonte respekt ndaj saj, raporton DPA.

Më 5 korrik, Steudtner u arrestua nga autoritetet turke së bashku me nëntë aktivistë të të drejtave të njeriut , përfshirë Idil Eser, drejtoreshën e “Amnesty International” në Turqi , Ali Gharavi në Suedi dhe Peter Steudtner në Gjermani, gjatë një konference mbi sigurinë digjitale të zhvilluar në Stamboll.

Gjermania ka qenë midis vendeve evropiane, e cila vendosi masa për ndalimin e mitingjeve të organizuara nga politikanët turq në tokën gjermane.

Aktualisht, Turqia po mban në paraburgim dy gazetarë gjermanë.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogan këmbënguli se vendet perëndimore nuk mund ta kërcënojnë Turqinë ose të kërkojnë të imponojnë vullnetin e tyre në vend. Ai theksoi se asnjë kompani gjermane në Turqi aktualisht nuk është nën hetim, duke i quajtur raportimet lidhur me këtë çështje të pavërteta.

Këtë javë, Gjermania tha se Turqia ka hetuar rreth 700 kompani gjermane, të dyshuara për mbështetjen e terrorizmit. Nga ana e saj, Turqia deklaroi se lista e kompanive gjermane nën hetim ishte rezultat i një gabimi komunikimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori