Akuza është e njëjtë me ato që, prej ditësh, nga Ankaraja i drejtohen Perëndimit: që kanë harruar Turqinë, e cila madje ka pësuar një grusht shteti, se janë në anën e atyre që donin të përmbysnin qeverinë, për të vënë çdo gjë në duart e një junte ushtarake.
Në një intervistë për Rai, presidenti turk, Erdogan është rikthyer për të thënë se Perëndimi duhet të zgjedhë në cilën anë qëndron, sepse “pas disa deklaratave”, duket që është në “anën e organizatorëve të grushtit të shtetit”.
Në Turqi përsërisin gjithmonë të njëjtën gjë: jashtë vendit duhet të ketë solidaritet me ata të cilët kanë mundur ushtrinë dhe jo të mendojnë për spastrimet, edhe pse në më shumë se dy javë, kanë çuar në gati 20 mijë arrestime, si dhe në një numër edhe më të madh pezullimesh nga puna dhe hetimesh.
“Mogherini nuk duhet të flasë nga jashtë – thotë Erdogani – duhet të vijë në Turqi për të parë se për çfarë flet. Kur në Paris vdiqën 5-6 persona, Mogherini e vizitoi menjëherë. Në Turqi vazhdon një grusht shteti kundër demokracisë dhe askush nuk ka ardhur të vizitojë”.
Dhe një përgjigje e qartë erdhi menjëherë nga Brukseli, ku zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme ka bërë të qartë se Mogherini në dy vjet ka qenë në Turqi dy herë dhe ajo shtoi se Mogherini e dënoi menjëherë atë që po ndodhte.
“Entitet kriminal që e quan veten fetar”, kështu e përshkruan Erdogani rrjetin e Fethullah Gylenit, predikuesin i cili dikur ishte aleati i tij dhe tani, ai dhe shumica e turqve e akuzojnë për përpjekje për grusht shteti.
Mbi ata, dhe mbi këdo që ka lidhje reale apo të supozuara me ta, janë duke u përqendruar spastrimet që nisën në 16 korrik.
Presidenti turk flet edhe për dënimin me vdekje dhe rithekson një pikë që tashmë e kishte shprehur.
Në qoftë se Turqia do të dojë ta rifusë për organizatorët e grushtit, ai nuk do të kundërshtojë vullnetin e shumicës.
Edhe pse kjo do të kushtojë negociatat tashmë tejet të vështira me Bashkimin Evropian, i cili kërkon që anëtarët e vet të shfuqizojnë dënimin me vdekje.
“Ekziston në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Bahrein, Indonezi, Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt … – rendit ai. Vetëm vendet e Bashkimit Evropian e kanë hequr”.
Në intervistën për Rai ka patur hapësirë edhe për një çështje tërësisht italiane, hetimin për Bilalin, djalin e madh të Erdoganit, i cili ka një dosje të hapur për riciklim në Bolonjë, ku studion në John Hopkins University.
“Kjo gjë mund të vërë në vështirësi marrëdhëniet tona me Italinë – komenton ai. E cila duhet të merret me mafian, jo me tim bir”. /Il Giornale – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, humb jetën 33-vjeçarja nga Kazakistani – dënohet me 4 vite burgim instruktori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame