Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi vendet perëndimore për heshtje ndaj masakrës në Palestinë.
Duke folur në një samit urgjent të përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në kryeqytetin saudit Riad, Erdogan tha: “Është turp që vendet perëndimore, të cilat gjithnjë flasin të drejtat dhe liritë e njeriut, heshtin për masakrën në Palestinë”.
“Kemi përballë një barbarizëm të paprecedentë në histori, ku spitalet, shkollat dhe kampet e refugjatëve po bombardohen dhe civilët po masakrohen”, shtoi ai.
Ai theksoi se është jetike dërgimi i karburantit në vendet në nevojë urgjente, veçanërisht spitalet në Gaza.
“Ne besojmë se duhet të krijohet një fond në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islam për rindërtimin e Gazës”, propozoi presidenti turk.
“Ata që heshtin përballë zullumit janë po aq partnerë në gjakderdhje sa edhe zullumqarët”, tha po ashtu Erdogan.
Ai deklaroi se armët bërthamore, ekzistenca e të cilave pranohet nga ministrat izraelitë, duhet të hetohen.
Ndryshe, Mbretëria e Arabisë Saudite është nikoqire e një samiti të përbashkët të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe dhe OBI-së.
Përfaqësuesit e botës islame po shkëmbejnë ide rreth hapave konkretë që do të ndërmerren në lidhje me zhvillimet e fundit.
Prej ditësh, ushtria izraelite ka përshkallëzuar sulmet e saj kundër spitaleve në Rripin e Gazës, duke ndërmarrë sulme të dhunshme që çuan në vdekje dhe plagosje, përveç shqetësimit të madh për fatin e personave të zhvendosur në ato spitale.
Të premten në mbrëmje, avionët izraelitë intensifikuan sulmet e tyre kundër spitaleve në Rripin e Gazës. Ata vazhduan sulmet e tyre në afërsi të Spitalit Al-Shifa, Spitalit Indonezian, Spitalit Al-Awda, Spitalit Al-Quds dhe Spitalit të Fëmijëve Al-Rantisi.
Të paktën 11,078 palestinezë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga shpërthimi i konfliktit pas një operacioni ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania