Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të bashkohet me një tryezë ku ishte i ulur dhe duke drekuar presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Dhe arsyeja e një refuzimi të tillë, siç shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi, ishte fakti se në po të njëjtën tryezë gjendej edhe udhëheqësi i grushtit të shtetit të Egjiptit, Abdelfettah el-Sissi.
Po sipas të njëjtit medium, Erdogan pritej të jetë në të njëjtën tryezë me Trump pas Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, megjithatë për shkak të pranisë së el-Sissi, ai dhe delegacioni i tij thuhet se u kthyen përsëri dhe u ulën për drekë në një tryezë tjetër.
Trump më parë e quajti el-Sissi “diktatorin e preferuar”, një thënie që tronditi audiencën, shkruan mediumi turk.
Ndërsa Erdogan gjithashtu më parë i kërkoi OKB-së të fillojë një hetim zyrtar mbi vdekjen e Presidentit të parë dhe të vetëm të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit, Mohamed Morsi.
“Ata nuk bënë ndërhyrjen më të vogël pasi presidenti i parë i vendit i zgjedhur në mënyrë demokratike vuajti për më shumë se 20 minuta. Ata nuk ia dorëzuan eshtrat e tij familjes së tij…”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke fajësuar Abdel Fattah el-Sissi për vdekjen e Morsi.
“Sissi është një tiran, jo demokrat”, ka thënë tutje Erdogan.
“Nuk do të lejojmë që vdekja e Morsi të harrohet ashtu siç nuk kemi lejuar që të harrohet vdekja e Jamal Khashoggi”, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi.
Erdogan tha se Turqia gjithashtu do të përdorë çdo burim të mundshëm brenda kufijve të ligjit ndërkombëtar për të hedhur dritë mbi vdekjen e Morsi.
Ndryshe, Morsi u zgjodh president në vitin 2012 por u rrëzua në një grusht shteti ushtarak një vit më vonë.
Ushtria, e drejtuar asokohe nga presidenti aktual, Sissi, shtypi lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane në një goditje të madhe, duke arrestuar Morsin dhe shumë të tjerë drejtues të grupit, të cilët kanë qenë në burg duke kaluar gjyqe të shumta që nga grushti i shtetit.
Sipas familjes së tij, Morsi kishte diabet dhe sëmundje të veshkave dhe nuk ishte pajisur me një trajtim të duhur mjekësor.
Amnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave kanë bërë thirrje për një hetim të drejtë, transparent dhe gjithëpërfshirës për vdekjen e Morsit dhe shtruan pyetje në lidhje me trajtimin e tij në burg. Qeveria e Egjiptit ka hedhur poshtë akuzat se ai ishte trajtuar keq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës