Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, i pati të shumta sukseset në arenën ndërkombëtare gjatë vitit 2018.

Përveçse interpretoi këngën përcjellëse të Kampionatit Botëror, ajo lansoi në treg edhe disa projekte për tregun e huaj, të cilat janë pritur mirë nga publiku.


47585642 331551334358743 8233097992445465332 n

Për të gjitha këto suksese, Era ka folur gjerë e gjatë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, duke ecilësuar 2018-n si një prej viteve më të suksesshme në jetën e saj.

E pyetur për projektet e reja që presim nga ajo, Era tregoi se do të sjellë së shpejti atë që fansat e presin tash e sa kohë, duetin e parë me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi.

"Do të sjellë atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera", ka thënë Era Istrefi për Telegrafin.

47692188 279447686065846 3950670592307966169 n

Kjo këngë do të vizualizohet shumë shpejt edhe me klip, dhe do të jetë gati për tregun vendor të muzikës.

Ndërkohë, përveç këtij duet Era parashikon të realizojë edhe shumë këngë tjera, të cilat pritet ta gjejnë suksesin në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/

errr 1