LAJMI I FUNDIT:

Era e ‘mori me vete’ platformën me pastrues dhe ‘e përplasi’ disa herë për ndërtesën 48-katëshe në Kuala Lumpur

Era e ‘mori me vete’ platformën me pastrues dhe ‘e përplasi’ disa herë për ndërtesën 48-katëshe në Kuala Lumpur

Ky është momenti i tmerrshëm kur pastruesit e dritareve u gjendën në një situatë shumë të vështirë teksa erërat e forta përplasën platformën e tyre në anën e një rrokaqiell në Kuala Lumpur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, platforma që mbante punëtorët u shkëput nga ankorimet e saj dhe u hodh në ajër gjatë një stuhie në kryeqytetin malajzian dje pasdite.


Një video e incidentit, e cila ndodhi në TS Law Tower 48-katëshe, është parë qindra-mijëra herë në Facebook.

Pamjet tregojnë platformën e pastrimit që lëkundet nëpër ajër përpara se të përplaset në anën e ndërtesës nga erërat e forta.

Në një deklaratë, Junain Bahau, komandanti i qendrës së operacioneve për Departamentin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Kuala Lumpur, tha se një ekip u dërgua menjëherë në vendngjarje pasi incidenti u raportua në shërbimet e urgjencës.

Megjithatë, punëtorët kishin arritur të shpëtonin përpara se zjarrfikësit të kishin mbërritur.

Është e paqartë nëse autoritetet lokale po hetojnë incidentin.

Dhe sigurisht nuk kanë munguar edhe komentet me një nga përdoruesit e Facebook që ka shkruar se ‘për punët e ndërtimit në natyrë, është mirë që fillimisht të shikoni motin’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori