LAJMI I FUNDIT:

Epoka e re e Zidanet te Real Madridi – Transferimet dhe ndryshimet në formacion për sezonin e ri

Epoka e re e Zidanet te Real Madridi – Transferimet dhe ndryshimet në formacion për sezonin e ri
Zidane dhe formacionet (Foto: Marca.com)

Zinedine Zidane që nga rikthimi i tij te Real Madridi për një epokë të dytë, e ka bërë të qartë në çdo konferencë shtypi se ai parashikon një epokë ndryshimi.

Kjo është një fjalë që shfaqet herë pas here në përgjigjet e tij ndaj gazetarëve rreth ndryshimeve të mundshme.

Në mendjen e trajnerit, ai po harton një Real Madrid të ri, me lojtarë të rinj, me disa largime të mëdha dhe me një ekip që do të jetë shumë ndryshe nga ai që fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve në pesë vjet.


Zidane: E di se cilët lojtarë do t'i transferojë në verë
Lexo po ashtu Zidane: E di se cilët lojtarë do t'i transferojë në verë

“Ndryshimet do të ndikojnë gjithashtu në skemën apo formacionin që do të përdorim”, ka thënë Zidane të shtunën kur u pyet nëse ndryshimi do të ndikonte më shumë sesa vetëm emrat.

Zidane dhe trofetë e fituar me Realin (Foto: Marca)

Gazeta spanjolle Marca ka hedhur një vështrim në ndryshimet që mund të priten në Santiago Bernabeu.

Sipas këtij mediumi, Eden Hazard, Paul Pogba dhe Luka Jovic mund të jenë goditjet e verës për Realin dhe Zidane ka në mendje tri formacione.

Zidane: Më pëlqen shumë Pogba
Lexo po ashtu Zidane: Më pëlqen shumë Pogba

Formacioni i parë 4-3-3: Në këtë vendosje, Pogba do të ishte partner i Luka Modricit dhe Toni Krossit, ndërsa sulmi do të përbëhej nga Vinicius Jr e Hazard nga krahët dhe Karim Benzema në qendër.

Formacioni i dytë 4-2-3-1: Tek ky formacion, dyshja e mesfushës do mbetej Modric-Kross, ndërsa Pogba do të luante në mes të anësorëve Vinicus Jr-Hazard dhe Benzema në qendër.

Formacioni i tretë 4-4-2: Vendosja tek ky formacion do të shihte Benzeman partner me sulmuesin Jovic, ndërsa Pogba në mesfushë me Casemiron, Krossin dhe Modricin. /Telegrafi/

Formacionet dhe vendosjet që mund të përdor Zidane në sezonin e ardhshëm (Foto: Marca.com)

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori