Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit janë përleshur gjatë protestës së sotme që është mbajtur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, nga banorët e fshatit Mramor.
Përleshja ka ndodhur në mes disa protestuesve dhe kalimtarëve të rastit, ku këta të fundit kanë tentuar ta prishnin kordonin e demonstruesve të cilët shprehnin pakënaqësitë e tyre për shkak të vonesës së punimeve në rrugë, nga Ministria e Infrastrukturës.
Të arrestuarit, sipas policisë, janë tre kalimtarë rasti si dhe dy persona nga grupi i protestuesve.
Organizatori i protestës Rashit Gashi, ka shpjeguar se si ka ardhur deri te përleshja fizike mes protestuesve dhe kalimtarëve të rastit. Ai tha se përkundër që protestuesit e kanë liruar rrugën që të kalojë një veturë, por personat që gjendeshin brenda saj prapë kanë dalë dhe janë kthyer për t’u përleshur me protestuesit.
“Ndjen keqardhje për atë incident, sepse ne si protestues nuk i parapritëm, ai qytetari i revoltuar nga bllokimi i rrugës këtu doli dhe ofendoi protestuesit, mandej i liruam rrugën dhe vazhdoj rrugën. Parkoj 20 metra diku më larg dhe u kthye në këmbë prapë, një grua ke me dy fëmijët dhe me bashkëshortin e saj dhe ja nisi me i ofendua protestuesit, kush ke ai, kush ke ai duke i kërkuar”, tregoi ai.
Banorët e fshatit Mramor për afër 1 orë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë-Gjilan, në shenjë pakënaqësie ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, për siç thonë banorët se kanë dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit duke lënë gropa të mëdha të hapura.
Organizatori i protestës dhe përfaqësuesi i banorëve Rashit Gashi, ka thënë se po u rrezikohet jeta fëmijëve të tyre që kalojnë në atë pjesë të rrugës ku gropat janë lënë të hapura.
Ai thotë se i gjithë projekti do të duhej të përfundonte brenda 169 ditë pune.
“Tash e 14 muaj ne jemi duke qarkulluar në këtë rrugë të fshatit në gjendje të mjerueshme, kjo është vetëm një prej fotografive në gjenden në të cilën e ka lënë ministria e Infrastrukturës. Fëmijët tanë çdo ditë rrezikohen duke shkuar dhe duke ardhur nga shkolla nga këto gropa skeptike dhe nga tensioni i linjave të tensionit të lartë, pasi që dheun të cilin e ka hequr kompania kontraktuese të ministrisë e kanë zhvendosur përfundi telave dhe telat mund të arrihen me dorë. Ky projekt të cilin e shihni edhe në tabelën vijuese mbrapa shpinës ka filluar me 20 maj 2017 dhe është dashur të përfundohet në fillim të dhjetorit të vitit 2017. Do të thotë tash e 7 muaj po bahen kur projekti është dashur të përfundojë dhe sot neve të mos na qesin në këtë gjendje të dalim dhe të bllokojmë rrugë”, tha ai.
Gashi bëri të ditur se përmes postës elektronike kanë njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Prishtinës për gjendjen e rrugës, por thotë se nuk kanë marrë përgjigje nga asnjëra palë.
Për të biseduar me protestuesit në vend të ngjarjes ka dalë Arxhend Zejnaj, shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Zejnaj u ka premtuar banorëve se qysh nesër do të marrin masa.
Ai deklaroi se do të marrin masa ndaj kompanisë në rast se ka pasur buxhet dhe nuk i ka përfunduar punët, por nëse nuk ka pasur buxhet atëherë do ta mbushin kuotën buxhetore të këtij projekti.
“Qytetarët e këtij rajoni kanë dal në protestë, megjithatë situatën nuk e kemi pasur të raportuar në formën e duhur. Prej nesër ministri Lekaj ka me marrë masa dhe me e pa kush është fajtori që nuk është zbatuar kontrata sipas planit dinamik. Tjetra çka mund të them është që nëse për mungesë buxheti ky projekt nuk është realizuar qysh duhet kemi me mbush atë buxhet me të holla dhe punët kanë me u krye. Na vjen keq që ato gropa të shëmtuara dhe të rrezikshme kanë qenë të hapura ashtu për 14 muaj, por do të bëjmë çdo gjë që është në dorën e Ministrisë së Infrastrukturës që kjo rrugë me përfundua sa më parë. Edhe ky projekt si shumë të tjerë janë projekte elektorale që janë lidh nga ish qeveria, të cilat janë nënshkruar kontratat për periudha të gjata kohore me të vetmen arsye që me thënë se po bëjmë diçka”, tha ai.
E në rast të mos reflektimit nga Ministria e Infrastrukturës, përfaqësuesi i banorëve Rashit Gashi, tha se do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën për kohë të pacaktuar.
“Unë gjatë javës së ardhshme pres, përndryshe nga sot një javë e tutje ne jemi të detyruar çdo të diele kemi me dal dhe me protestua këtu edhe pa afat më. Protesta nuk do të zhvillohet vetëm një orë”, tha ai.
Banorët thotë se i gjithë projekti do të duhej të përfundonte brenda 169 ditëve pune, ndërsa projekti ka filluar të realizohet me 20 maj të vitit 2017.
Kosovapress gjatë mbajtes së protestës kishte raportuar se protestuesit janë përleshur me policinë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës