Ish-ministri i jashtem, Enver Hoxhaj, në intervistën e tij në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka deklaruar se gara brenda PDK-së nuk duhet të kufizohet në mbështetjen e një rrethi të ngushtë prej vetëm 4-5 personash.

"Kushdo që garon në PDK, mos ta ketë vetëm mbështetjen e një grupi të ngushtë të PDK-së, të 4-5 njerëzve."

Ai theksoi se partia ka nevojë për hapje dhe përfaqësim më të gjerë.

Hoxhaj u ndal edhe te politika e jashtme, të cilën e quajti temën kryesore me të cilën përballet Kosova. Sipas tij, politika e jashtme e vendit nis me mbrojtje, siguri, siguri energjetike dhe me mënyrën se si pozicionohet faktori shqiptar në rajon.


Ai bëri të ditur se deputeti gjerman dhe miku i tij prej 20 vitesh, Johann Wadephul, pritet të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

"Johann Wadephul, e kam mik që 20 vjet. Ai do të vijë në Kosovë javën tjetër, dhe unë do ta kisha takuar nëse do të isha në udhëheqje të partisë që është në opozitë.".

Në fund, Hoxhaj theksoi se një qeveri e ardhshme duhet ta ketë të garantuar dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë si shtyllë kyçe të politikës së Kosovës.