LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani e akuzoi për plagjiaturë, reagon Dekani i Juridikut dhe paralajmëron ndjekjen e rrugëve ligjore

Enver Hasani e akuzoi për plagjiaturë, reagon Dekani i Juridikut dhe paralajmëron ndjekjen e rrugëve ligjore

Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, ka reaguar pas akuzave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se doktorata e tij është mbi 50 për qind plagjiaturë.

Përmes një reagimi të bërë publik të mërkurën, Puka i ka demantuar këto akuza, duke thënë që deklarimet e tilla janë shpifje, hapje thashethemesh dhe fyerje.

“Për akuzat ndaj integritetit tim akademik dhe shkencor, nuk kam asnjë problem, sepse doktoratura ime është produkt i punës time dhe përkushtimit disa vjeçar (e verifikuar nga komisione, mekanizma e profesorë me kredenciale akademike). Por megjithatë, për shkak të akuzave publike, këtë çështje do ta adresoj tek autoritetet kompetente, për të provuar një gjë të tillë”, ka shkruar Puka në llogarinë e tij në Facebook.


Ai ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore ndaj Hasanit dhe ka thënë se shumë shpejt të gjitha këto akuza të cilat sipas tij janë denigruese dhe të pabaza, do të dëshmohen si të pavërteta.

“z. Hasani duhet ta dijë se si funksionon një institucion dhe cila është mënyra e adresimit të çfarëdo pretendimi. Por ai ka zgjedhur median, të pavërtetën dhe një paraqitje shumë kaotike për të bërë akuza të pabaza dhe për të shprehur urrejtjen e tij personale. Ai asnjë herë nuk ka ngritur pretendim të tillë në mënyrë institucionale, nuk ka ndjekur asnjë procedurë dhe nuk ka asnjë bazë. Pra, i ka dhënë të drejtën vetës që ta bëjë gjyqin publik”, ka shkruar tutje dekani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori