Gjatë shpalosjes së programit elektoral, kandidati I VV-së për Kryetar Komune në Ferizaj Enver Haliti, u ka premtuar qytetarëve që nëse ai bëhet kryetar do të ndërtojë kyçje të re në autostradën Arbën Xhaferi, në afërsi të fshatit Sazli.

Sipas tij, kjo kyçe e re e autostradës do të lidhet me rrugën e re e cila do të ndërtohet për ta krijuar unazën e jashtme të qytetit, segment ky që pritet të kalojë nga Sazlia, në Prelez të Jerlive, dhe pastaj vazhdon e lidhet në Lloshkobare me magjistralen për Shtime.


Ai gjithashtu ka thënë se për ta kompletuar planin afatgjatë të zgjerimit tëqytetit, do të kompletojë edhe unazën e mesme duke ndërtuar segmentin prej 1.5 km që lidh rrugën Driton Islami me rrugën nga Talinovci që çon për në Bibaj.

Projekti sipas Halitit do të krijojë hapësira dhe mundësi të reja për zone industrial, si dhe lagje të reja të urbanizuara, pra me këtë investim do të shtohen edhe qindra milionë euro vlerë e pronave që do të gjenden Brenda unazës së jashtme.

I gjithë ky projekt sipas Halitit pritet të kushtojë rreth 40 milionë euro dhe se pritet të bëhet përmes bashkëfinancimit komunë-qeveri.