Enis Zabërgja, mysafir në “Arena e Yjeve”: Trofetë me Hysin, tandemi me Zhdrellën, kontratat marramendëse dhe vetura dhuratë

Enis Zabërgja ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, që nuk janë dëgjuar më parë.
Vushtrriasi ka folur për shkëlqimin dhe gjithë trofetë e fituar me Hysin.
Tandemi që krijoi me Mentor Zhdrellën, duke ‘terrorizuar’ kundërshtarët në elitën e futbollit kosovar.
Kontratat marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar.
Krahasimi komik i Ismet Munishit me ‘Rambon’ dhe krahasimi i Hysit të atëhershëm me Ballkanin ‘historik’.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































