Këngëtari Enis Bytyqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

"Bashkë" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.


enis12

Muzika është punuar nga producenti i njohur Nurteel.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip mjaft veror, i cili i përshtatet këngës.

enis2

Për anën vizuele është kujdesur Alban Selimaj.

Xhirimet janë kryer në Shkodër, teksa klipi sjell sekuenca interesante nga pjesët më të bukura të qytetit.

enis4 1

Kjo këngë pritet të jetë njëra ndër këngët më të spikatura të verës. /Telegrafi/