Ajo njihet për linjat trupore dhe bukurinë që e zotëron. 

Eni Koçi nuk përflitet vetëm për jetën profesionale, por edhe për atë personale.


eni 1

Këngëtarja kohët e fundit është vënë në ‘shënjestër’ të lajmeve për lidhjen e mbetur në hamendësim, me këngëtarin Genc Prelvukaj. Ajo sapo ka publikuar këngën e saj të re me titull ‘Jemi dashtë’ dhe titullin e këngës e lidh edhe me përditshmërinë.

Sot Eni postoi një foto të një sallate duke treguar se i është kthyer dietës e cila nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Kjo sepse i dha fund shumë shpejt dietës për një pjatë me makarona.

eni 2

"Ju thashë gjë për diet? 5 minuta ishte", shkruan Eni.

Më vonë ajo ka postuar edhe një video ku shihet se pas makaronave, po ha edhe dy ëmbëlsira.

eni 3

"Sa shumë ne jemi dasht, ehhh", shkruan Eni duke komentuar titullin e këngës së saj të re në përshkrim të thyerjes së dietës. /inTV/