Kriza energjitike duket se është pranë. Energjia elektrike ka arritur nivele rekord në bursë. Gjatë se premtes një megavat po shitet me mbi 750 euro në orar piku. Ndërkohë Korporata Elektroenergjitke Shqiptare ka anuluar përsëri tenderin për të blerë energji për fundjavën. Aktualisht KESH po plotëson nevojat e furnizimit të konsumatorëve shqiptarë vetëm nga prodhimi vendas.
Mësohet se vendimi për të anuluar tenderin për periudhën 27-28 gusht ka ardhur si pasojë e çmimeve rekord që janë shënuar në bursa.
KESH bën me dije shifrat e rritjes së çmimit të energjisë janë 7 herë më të larta se një vit më parë dhe bën apel për kursim nga qytetarët.
Për shkak të prodhimit të lartë të energjisë për të plotësuar nevojat e vendit, niveli i ujit në Fierzë është ulur ndjeshëm duke arritur në 273.7 metra. Ky rezulton se është një nivel nën mesataren shumë vjeçare për këtë periudhë.
Kjo situatë tregon se kriza energjitike po thellohet ndërsa qeveria ka paralajmëruar se që prej muajit tetor do të rikthehet fasha për faturimin e qytetarëve. Familjarët që do të shpenzojnë më shumë se 800 kilovator do të detyrohen të blejnë energjinë elektrike me çmim tregu e cila është deri në 4 herë më shtrenjtë.
Kriza energjitike ka prekur një sërë vendesh të rajonit dhe Europës ndërsa ekspertët parashikojnë se gjatë vjeshtës dhe dimrit situata do të përkeqësohet edhe më shumë.
Për shkak të vështirësive Maqedonia e Veriut shpalli gjendje krize në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë për 30 ditë.
Ndërkohë që Kosova pak kohë më parë nisi kufizime disa orëshe të energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë