Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
“Mjerisht, ëndrra amerikane ka vdekur”, ka thënë Donald Trump para masave të mbështetësve, kur në vitin 2015 njoftoi për ofertën e tij për presidencën e ShBA-së. “Por, nëse zgjedhem president, do ta kthej atë [ëndërr], më të madhe, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”.
Tashti që zgjedhjet amerikane të vitit 2024 po afrohen, ëndrra amerikane është rikthyer në axhendë me presidentin Biden, i cili gjithashtu premtoi rikthimin e saj – duke deklaruar në një fjalim, në nëntor 2023, se “Bidenomia është veç një tjetër mënyrë për të thënë ‘ëndrra amerikane’”.
Përmendur për herë të parë në shtyp në librin Epika e Amerikës [The Epic of America, 1931] nga historiani dhe biznesmeni amerikan James Truslow Adams, ëndrra amerikane është bërë sinonim i mobilitetit social, i realizimit të vetvetes, ndërsa filloi, siç shkroi ai, si “ëndërr e një rendi shoqëror në të cilin çdo burrë dhe çdo grua do të jenë në gjendje të arrijnë nivelin më të lartë për të cilin janë nga lindja të aftë”. Me Raportin Global të Mobilitetit Social 2020, i cili e rendit ShBA-në në vendin e 27-të në botë, aspiratat e shekullit të kaluar mund të duken të rrënuara.
Sot, koncepti ka marrë formë në një sërë imazhesh të jashtëzakonshme, shumë nga të cilat të mbledhura në Periferia – Ndërtimi i ëndrrës amerikane [Suburbia – Building the American Dream], në ekspozitën e re në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (CCCB) që eksploron, siç thotë drejtoresha e muzeut, Judit Carrera, “historinë kulturore të periferive amerikane” dhe “se si arkitektura ka implikime përtej estetikës”.
Kur marinsat amerikanë u kthyen nga Lufta e Dytë Botërore, të etur për t’u vendosur pranë më të dashurve të tyre, ëndrra amerikane e një vatre familjare, larg banesave të mbushura me njerëz – të cilat karakterizonin pjesën më të madhe të jetesës në qytet – u ngulit në ndërgjegjen kombëtare, ndihmuar kjo edhe nga fushatat propagandistike shtetërore që promovonin pronësinë e shtëpisë.
Por, shtëpia e veçuar në periferi, me kopshtin e saj të zbukuruar për merak dhe me gardhin e bardhë nënkuptonte shumë më tepër sesa një zgjidhje strehe. Ishte komponent kyç i ëndrrës amerikane, shpjegon Carrera, e cila dëshiron të theksojë ambivalencën e ekspozitës për idenë e ëndrrës amerikane, duke e përshkruar atë si “njëkohësisht utopike dhe distopike”.
Seria Ameriarmët [Ameriguns] e fotografit italian Gabriele Galimberti, e trajton këtë temë 50 vjet më vonë kur, siç thotë Galimberti, lexoi se “në ShBA ka më shumë armë për përdorim privat sesa njerëz”. Në CCCB shfaqet imazhi i vitit 2021 i një familjeje që shfaq me krenari koleksionin e armëve në verandën e shtëpisë së tyre në Teksas. Sot, rreth një e treta e të gjithë qytetarëve amerikanë thonë se kanë një armë.
Bashkimi i medias së filmit dhe fotografisë u arrit në serinë kinematografike Muzgu [Twilight, 1998-2002], nga fotografi amerikan Gregory Crewdson. Thyerja e mbinatyrshme e ëndrrës amerikane – në stilin Spielbergu-takon-Hitchcockun – ku çdo imazh duket si skenë krimi, është pjesë e retrospektivës së Gregory Crewdsonit në Muzeun “Albertina” në Vjenë.
Artistja vizuale Weronika Gęsicka, u rrit në Poloni gjatë rënies së komunizmit – në një kohë kur, thotë ajo, kishte “magjepsje të madhe për kulturën perëndimore” dhe mbi të gjitha për ShBA-në e cila përfaqësonte “një botë të paarritshme ku dëshiron të hysh”. Gęsicka e zhvilloi interesimin për fotografitë komerciale të Amerikës së viteve 1950-’60 të cilat, thotë ajo, “tregojnë një botë të përsosur pasteli” dhe “një vend lumturie” – njësoj siç bëjnë disa pjesë të mediave sociale sot.
Kritika dhe gazetarja që merret me temat e arkitekturës, Kate Wagner, bëri diçka të ngjashme një dekadë më vonë kur lancoi blogun e saj satirik McMansion Hell, duke zbuluar, nga një këndvështrim arkitekturor, tmerret vizuale të shtëpive më me nam dhe më të mëdha të Amerikës. Duke komentuar imazhet e realizuara nga agjentët e pasurive të paluajtshme, ajo i kritikon pronat më të shëmtuara ku ëndrra amerikane është tejkaluar.

Sot, derisa mantra “e madhe është më mirë” e ëndrrës amerikane përkeqëson ngrohjen globale, makthi duket të jetë më real se kurrë më parë. Makina e madhe e parkuar përpara ka krijuar një mënyrë jetese, thotë Carrera, që është “plotësisht e paqëndrueshme përballë emergjencës aktuale klimatike”.
Për fotografin amerikan të luftës, Peter van Agtmael, nëse diçka ndihmoi në vrasjen e ëndrrës amerikane, ato ishin luftërat në Irak dhe në Afganistan; konflikte në të cilat kishte shkuar si fotoreporter, por që e lanë me një ndjenjë të madhe zhgënjimi. “U rrita duke përfituar nga ëndrra amerikane dhe nuk kisha shumë arsye për ta vënë në dyshim”, shkruan i diplomuari në Jel, në librin e tij të ri Shikojeni ShBA-në [Look at the USA]. Gjithçka ndryshoi kur, pas 11 shtatorit, ai udhëtoi në Afganistan dhe në Irak. “Njoha ushtarë në terren dhe fillova të krijoj miqësi me ta dhe t’i vizitoj përsëri në ShBA”, tha ai. “Atëherë fillova ta kuptoj Amerikën e vërtetë, jashtë kufijve të flluskës time të privilegjit”.
Megjithëse imazhet e Van Agtmaelin shpeshherë e kritikojnë Amerikën, ato, thotë ai, “lindin nga dashuria dhe respekti”. “Kam zell për vendin tim”, thotë ai, “[Por] do të dëshiroja që të kishim dialog më të sinqertë se kush jemi ne”. Për Van Agtmaelin dhe shumë nga bashkëkohësit e tij, rënia e ëndrrës amerikane ka krijuar ndjesinë e humbjes. “Mitet që doja të besoja, kryesisht janë shkatërruar”, shkruan ai në epilogun e librit. “Por, nuk ka asgjë për të zënë vendin e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

DUKE FOLUR ME IDIOTË

E vërteta, sipas Dritëro Agollit

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës