Endrit Krsaniqi largohet nga Prishtina pas katër viteve qëndrim në kryeqytet.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë ka konfirmuar ndarjen me skuadrën bardhekaltër nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.


Kransiqi ka qenë i shkurtër duke publikuar vetëm katër foto me katër trofe të fituar sa ishte pjesë e Prishtinës.

28-vjeçari ka fituar dy herë Kupën e Kosovës, një titull kampioni dhe një Superkupë të Kosovës.

"Faleminderit Prishtinë. Katër vite dhe katër trofe", ka shkruar shkurtimisht Endrit Krasniqi.

E ardhmja e tij pritet të jetë jashtë kufijve të Kosovës, pasi Krsaniqi ka arritur marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app