Ende nuk ka gjurmë nga 14-vjeçarja e zhdukur në Shkup, policia vazhdon me kërkimin

Edhe pas 24 orësh pasi u raportua për zhdukjen e adoleshentes nga Shkupi, 14-vjeçarja Vanja Gjorcevska ende nuk është gjetur.
Policia e ka kërkuar gjatë natës, si dhe janë kontrolluar edhe regjistrimet nga kamerat e sigurisë.
MPB njoftoi gjithashtu se janë zhvilluar biseda informative me persona të afërt me të miturën. Ata bënë thirrje që opinioni të jetë i kujdesshëm dhe të mos përhapë dezinformata.
Lajmin për zhdukjen e vajzës së mitur e ka bërë të ditur nëna e saj në rrjetet sociale me një lutje për ndihmë qytetarëve, ndërsa më herët ka denoncuar rastin në polici pasi është njoftuar nga mësuesja e klasës se nxënësja e klasës së nëntë nuk ka qenë në shkollë atë ditë.
Nëna thotë se Vanja Gjorcevska në mëngjes para se të dilte nga shtëpia ishte në humor të mirë dhe nuk ka dyshim se vajza ka shkuar diku me dëshirën e saj sepse siç thotë ajo është një fëmijë i qetë dhe i tërhequr në të cilën ka besim të plotë.
Dje vajza kishte veshur pantallona të zeza me xhepa anash, një bluzë të kaltër, një xhaketë të shkurtër dimërore të zezë dhe atlete të bardha Nike me shirit kafe në pjesën e poshtme. Ajo për herë të fundit është parë në lagjen e Shkupit, Debar Malo, rrugës për në Pestaloci./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë