LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka filluar kundërofensiva e Ukrainës – por po zhvillohet një ‘operacion formësues’

Ende nuk ka filluar kundërofensiva e Ukrainës – por po zhvillohet një ‘operacion formësues’

Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës ende nuk ka filluar, por një “operacion formësues” është duke u zhvilluar, ka thënë një ish-oficer i lartë i inteligjencës ushtarake për skynews.

Duke diskutuar situatën në terren pas raportimeve se forcat ukrainase po përparonin në qytetin lindor të Bakhmut, Philip Ingram tha se “përplasja e madhe tokësore” nuk do të vinte ende dhe se ukrainasit po përqendrohen në operacionet e saj në Bakhmut.

“Me mercenarët ushtarak të Wagnerit që përpiqen të gjurmojë përmes qytetit, forcat e rregullta ruse në veri dhe jug të qytetit, ukrainasit kanë kundërsulmuar në veri dhe në jug të qytetit”, tha ai.


Ukraina thotë se në vetëm një natë ka rrëzuar gjashtë raketa për të cilat Rusia mburrej se ishin "të pandalshme"
Lexo po ashtu Ukraina thotë se në vetëm një natë ka rrëzuar gjashtë raketa për të cilat Rusia mburrej se ishin "të pandalshme"

Ish-ushtaraku shpjegoi se lëvizjet po “përqendronin rusët ushtarakisht në vetë qytetin dhe i fokusonin ata psikologjikisht në mënyrë që ata të mund të përgatiteshin kudo që do të ishte kundërofensiva”.

Ai shtoi se Rusia po bëhet “më e zemëruar” dhe po shfyrtëzon “bisha të mëdha me shumë eksplozivë” për të synuar Ukrainën.

Kjo u pa në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur Kievi u përball me një numër sulmesh me raketa që edhe kur u kapën nuk u neutralizuan plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori