LAJMI I FUNDIT:

Ende mungon Google Instant

Ende mungon Google Instant

Google në muajin shtator të vitit të kaluar njoftoi se shpreson të lansojë për një kohë të shkurtër karakteristikën e re Google Instant për përdoruesit Opera.

Mirëpo, kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, ndërsa Google ende është duke punuar në këtë karakteristikë.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë bërë të ditur se kanë ekzistuar vështirësi të caktuara teknike, të cilat e pengojnë kompaninë që metodat e Instant të vihen në dispozicion të shfrytëzuesve të këtij shfletuesi.

Aktualisht nuk dihet se kur do të shmangen këto pengesa, mirëpo qëllim i kompanisë është që karakteristika e quajtur Instant të jetë në dispozicion të sa më shumë shfletuesve. /Telegrafi/