Enca po qëndron larg angazhimeve profesionale dhe muzikore, duke shijuar në maksimum pushimet e nisura prej ditësh.

Këngëtarja e njohur shqiptare tash e një kohë ka udhëtuar drejt Dubait, nga ku ka provokuar në mënyra të ndryshme fansat e saj të shumtë.


Kur u duk se artistja shkoi në Dubai për të festuar ditëlindjen e 26-të, ajo ditët e pushimit po i vazhdon akoma, madje pozat në bikini janë të shumta.

Screenshot 27 5 Foto: Enca/InstaStory

Njëjtë ka vepruar edhe sot (e diel), kur Enca pozoi joshëse në një imazh që nuk linte shumë vend për imagjinatë.

Këngëtarja dukej tejet joshëse duke theksuar gjoksin në bikini dhe një fustan me ngjyrë të bardhë dhe kafe.

enca 250323959 921631831798648 5635992906506923602 n Foto: Enca/InstaStory

“Ju shkëlqen ndryshe kur jeni i lumtur”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotografisë që postoi për mbi 2.3 milionë ndjekësit në Instagram.

Kujtojmë që Enca është komentuar dhe gjykuar vazhdimisht për qëndrimin e saj në Dubai e sidomos për postime shpesh herë të ekzagjeruar, por të cilat ajo i ka marr me shumë sportivitet.

Ndërkohë, ditë më parë ajo kërkoi producent dhe studio muzikore në Dubai duke u shprehur e interesuar për të realizuar disa këngë atje. /Telegrafi/