LAJMI I FUNDIT:

Emy Martinez cilësohet si ‘njeriu më i urryer në futboll’ pas gjesteve dhe skenave në Kupën e Botës

Emy Martinez cilësohet si ‘njeriu më i urryer në futboll’ pas gjesteve dhe skenave në Kupën e Botës

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, është cilësuar si “djalë bushtre” dhe “njeriu më i urryer” nga ish-fituesi i Kupës së Botës, Adil Rami.

Gjestet e diskutueshme të 30-vjeçarit gjatë dhe pas finales së Kupës së Botës “Katar 2022” të së dielës në Lusail Stadium kanë ndarë opinionet.

Ai përdori një sërë lojërash mendore për të trazuar Francën ndërsa ata u ngritën për të goditur penalltitë e tyre në finale.


Edhe gjatë paradës së trofeut të Argjentinës, portieri i Aston Vilës u tall me Kylian Mbappen duke mbajtur një lodër për fëmijë që kishte mbi të fytyrën e francezit. Ai e bëri këtë edhe në zhveshtore.

Disa orë pas incidentit, Adil Rami, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, u përplas me Martinezin për veprimet e tij pas ndeshjes.

Në një ‘story’ të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ish-mbrojtësi i Lille, Sevilla dhe Valencia e quajti portierin si “djali më i madh i një bushtre në futboll” dhe “njeriu më i urryer”.

Më pas, në një postim tjetër, ai pretendoi se Yassine Bounou i Marokut duhet të kishte fituar çmimin “Doreza e Artë”.

Dhe së fundi, Rami pretendoi se fituesi i Këpucës së Artë, Kylian Mbappe i ka “traumatizuar” kundërshtarët e tij deri në pikën ku ata po festojnë për ta mposhtur atë më shumë se sa për të ngritur vetë Kupën e Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori