Me emrin e Kosta Shapkov, pacientit të parë në “Zhan Mitrev”, filloi të shkruhet historia e klinikës

Në vitin 2000, Kosta Shapkov ishte një mekanik makinerish 55-vjeçar. Tani gati 80 vjeç, ai i gëzohet nipërve dhe mbesave të tij dhe çdo dite të re. 1 marsi i vitit 2000, ora 16:00. është dita dhe ora që ai do ta kujtojë përgjithmonë, si fillimin e jetës së tij të dytë. Shapkov ishte pacienti i parë në Klinikën Zhan Mitrev, të cilit iu bë operacioni i parë bajpas në Maqedoni.
Disa vite më parë, Shapkov deklaroi me modesti se “dikush duhej të ishte i pari”. “Kështu më ndodhi. Nuk e prisja që kjo histori do të shkruhej me mua dhe emrin tim”, tha Shapkov.
Dhe themeluesi i klinikës, doktor Zhan Mitrev, do ta kujtojë përgjithmonë këtë datë dhe këtë orë, sepse atëherë u hodhën themelet e Spitalit që atëherë njihej si Spitali special për sëmundje kirurgjike “Filip Vtori / Filipi i Dytë”, i cili më vonë u shndërrua në Klinikën Zhan Mitrev, dhe bëri operacionin e parë bypass. Procedura zgjati më shumë se katër orë dhe përfundoi me sukses, madje në një rast doktor Zhan Mitrev deklaroi se ky ishte operacioni më i vështir i tij, duke e cilësuar si “operacioni shpirtëror në zemrën e Maqedonisë” dhe realizimi i një vizioni që shënon një epokë të re në kirurgjinë kardiovaskulare maqedonase.
Në vitin 2000, Shapkov, banor i qytetit të Koçanit, pasi ndjeu dhimbje jo të zakonshme në kraharor, menjëherë shkoi në spitalin e Koçanit dhe nga aty u transferua në Shkup. Atij në klinikën e Shkupit i thanë se një ndërhyrje e tillë nuk mund të bëhet dhe si opsion rekomandohej Bullgaria.
“Unë nuk mund të shkoja atje, dhe tashmë kisha dëgjuar për doktorin Zhan Mitrev dhe doja të operohesha nga ai. Pas një periudhe të caktuar mora një telefonatë për të ardhur dhe për të filluar analizat. Kur erdhi doktori Zhan Mitrev, më tha, Kosta, ty do të të operojmë të parin, gjendja është kritike. Unë i thashë dikush duhet të jetë i pari”, shprehet Shapkov.
Që atëherë kanë kaluar 25 vjet dhe ky vizion ka vazhduar të zhvillohet, duke e vendosur Klinikën Zhan Mitrev si lider në inovacionin mjekësor dhe kujdesin shëndetësor të nivelit të lartë në rajon.
Në vitin 2002, klinika kreu operacionin e parë në zemër të hapur tek pacienti i cili ishte i zgjuar, i cili gjithashtu përfaqësonte një përparim të rëndësishëm në praktikën mjekësore.
Për më tepër, sukseset, risitë dhe futja e teknologjive të reja të avancuara mjekësore vazhduan të rrisin numrin e tyre. Klinika Zhan Mitrev feston këtë vit 25 vjetorin nga themelimi i saj, ndërsa zemra e pacientit të parë ende rreh fuqishëm, duke dëshmuar fillimin e hapjes së parë të dyerve të sallave të kirurgjisë që do të ndryshojnë të ardhmen e kirurgjisë kardiovaskulare në Maqedoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Ndërron jetë ushtari i Brigadës 121 të UÇK-së, Naser Shala, i njohur si "Ftyra"

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm