LAJMI I FUNDIT:

Emri i Dua Lipës në listën e personazheve më të fuqishme të BBC

Emri i Dua Lipës në listën e personazheve më të fuqishme të BBC
Dua Lipa. Foto: Christian Augustin/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm në fushën e muzikës.

Së fundmi, ajo është zgjedhur si një prej emrave më të fuqishëm në muzikë nga BBC.

Këta të fundit, e renditin të 20-tën këngëtaren shqiptare në listën e personave më me ndikim, ku pjesë e kësaj liste janë shumë pak këngëtare femra, dhe ndër to është Dua.


Dua Lipa (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

BBC e përshkruan artisten Lipa si person që reflekton vlera feministe, ka etikë të fortë të punës dhe ndikim të madh në vajzat e reja.

E lumtur për këtë gjë, këngëtarja shqiptare bëri një postim në Instagram, ku shkruante se ishte e lumtur që si emër është përzgjedhur të jetë pjesë e kësaj liste.

“Nder kaq i madh të jem pjesë e listës së emrave më të fuqishëm përkrah kaq femrave të talentuara në muzikë. Ju faleminderit për mirënjohjen”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BoenScEFTa3

Këngëtarja shqiptare po ashtu gëzon mirënjohje nga BBC edhe për dëgjueshmërinë e madhe që ka në Spotify.

Përndryshe, kënga e fundit e Duas mbetet “Electrivity”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon, dhe e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Christian Augustin/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Kalo në kategori