Partitë politike kanë propozuar emrat që do t’i përfaqësojnë në Komisionin Hetimor i cili do të mundohet të zbardh të vërtetën mbi arrestimi dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi, të cilët kërkohen nga qeveria turke, me dyshimin se janë pjesëtarë të organizatës FETO, të udhëhequr nga kleriku Fetullah Gylen.
Megjithatë, ende nuk është kompletuar komisioni me emra të deputetëve. Mirëpo, dy partitë me të mëdha në Kuvend, LDK e PDK tanimë kanë propozuar përfaqësuesit e tyre, sikurse edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka caktuar dy deputetë të cilët do të jenë pjesë e komisionit hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.
Deputetët Driton Selmanaj e Anton Çuni, do të jenë pjesë e këtij Komisioni i cili do të tentojë të zbardh të vërtetën mbi arrestimin dhe depërtimin e shpejtë të gjashtë turqve që pretendohet se janë pjesë e organizatës FETO të drejtuar nga Fetullah Gylen.
Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar po ashtu dy deputetë të cilët do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor. KosovaPress mëson se deputetët Blerta Deliu e Nezir Çoçaj janë propozuar që të përfaqësojnë PDK-në në këtë Komision.
Ndërsa, partitë më të vogla do ta kenë nga një përfaqësues në Komisionin Hetimor për hetimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka propozuar deputetin Muharrem Nitaj që të jetë pjesë e këtij komisioni.
Grupit parlamentar 6+ ende nuk e ka dhënë emrin e përfaqësuesit të tyre në këtë Komision. Këtë e ka konfirmuar, shefi i këtij grupi, Albert Kinolli.
“Ende s’kemi dhanë emra. Të hënën pritet ta japim emrin pasi nuk jemi të gjithë në Kosovë”, tha Kinolli.
As Lëvizja Vetëvendosje nuk ka treguar nëse kanë propozuar ndonjë emër për këtë Komision.
Tinka Kurti nga kjo Lëvizje tha se të hënën Kryesia duhet të diskutojë për këta emra.
“Të hënën Kryesia e Kuvendit duhet të diskutojë për këtë. Me kërkesë të Kryesisë do të vendoset edhe për emrat që do të jenë pjesë e Komisionit. Shpresojmë se kjo çështje do të adresohet sa më pare”, tha Kurti.
Me 4 prill, pas një debati të gjatë, Kuvendi miratoi rezolutën me katër pika, ku kërkohej formimi i Komisionit Hetimor.
E para, formimi i Komisionit hetimor parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars 2018. E dyta, kërkohet nga grupet parlamentare që brenda tre ditësh të dërgojnë në kryesinë e Kuvendit emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision. E treta, në funksion të zgjidhjes së plotë të kësaj çështje, Kuvendi obligon të gjitha institucionet relevante që lidhen me çështjen në fjalë t’i përgjigjen komisionit hetimor dhe e katërta, Kuvendi mandaton Komisionin hetimor të shqyrtoj përputhshmërinë e procedurave të ndjekura, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë vajzë gjendet pa shenja jete në tarasën e banesës në Pejë

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Palët nuk lëvizin nga qëndrimet, Haxhiu: Nuk jam optimiste që situata do të ndryshojë në seancën e nesërme

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Gjendet e vdekur një grua në tarracën e banesës në Pejë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm