Emocionuese, gazetari që i shpëtoi tragjedisë të Chapecoenses takohet me të birin (Video)

Një nga të mbijetuarit e tragjedisë të Chapecoenses, gazetari brazilian Rafael Henzel, i cili kishte lëndime në gjoks dhe një këmbë të thyer është kthyer në Brazil.
Pas mbërritjes në aeroportin Chapecos, Henzel ka takuar djali i tij 11-vjeçar, Octavio dhe ky takim ka emocionuar të gjithë.
Gazetari menjëherë e përqafoi të birin dhe nuk mbajti lotët.
Paralelisht me atë në Brazil mbërriti edhe portieri i mbijetuar Jackson Follmann, i cili do të vazhdojë procesin e rimëkëmbjes në vendin e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































