Ylli i Ferizajt, Valmir Nafiu ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-lojtari i shumë skuadrave shqiptare dhe evropiane ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, ndërsa zbuloi emocionet që kishte për debutimin te Hamburgu para 70 mijë tifozëve.


“Ajo ndjesi ka qenë jashtëzakonisht e mirë, por do të kthehem pak mbrapa”, rrëfen fillimisht Nafiu.

“Në vitin 2011 kur jemi bërë kampion me Shkëndijën, ka pasur afër 16 mijë tifozë në Tetovë. Ajo ka qenë për mua hera e parë në një stadium të mbushur”.

“Pastaj hera e dytë ka qenë në Ligën e Kampionëve kur kemi luajtur me Partizanin, do të thotë Shkëndija-Partizani”.

“Si 16-vjeçar kam debutuar. Sa i përket te Hertha Berlini, kjo është dy-tre herë më e madhe...”, ka vazhduar rrëfimin e tij Valmiri.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app