Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka shënuar fare përparim në procesin e çështjes së saj dhe sipas tij ka dështuar të demonstrojë nevojën për ta bërë të menaxhueshme këtë çështje.
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë, ai ka thënë se nuk ka prova për frikësim të dëshmitarëve ndërsa ka thekuar deklaratën e Kadri Veselit se i njëjti dëshiron që të gjithëve që u kërkohet të bashkëpunojnë me gjykatën dhe të japin dëshmi.
“Zotëri Veseli ka dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë se të gjithë duhet të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës me këtë gjykatë dhe askush nuk duhet të mendojë se mos-bashkëpunimi është një kauzë që e ndihmon ose i ndihmon të akuzuarit. Pra zotëri Veseli është i qartë dhe duke ju referuar kodeve të heshtjes dhe besnikërisë ndaj të akuzuarve, ai më ka kërkuar mua specifikisht të theksojë këtë pjesë të deklaratës që e ka bërë në momentin e arrestimit të tij dhe në seancën e parë. Ai dëshiron të theksojë edhe një herë tjetër se të gjithë ata që ju është kërkuar që të japin dehmi përpara kësaj gjykatë të jenë bashkëpunues në çdo aspekt të mundshëm”, ka thënë Emmerson, transmeton KP.
Ai ka thënë se parashtrimet e ZPS-së janë përsëritje dhe nuk ka asnjë progres nga prokuroria në këtë çështje.
“Ne nuk shikojmë asnjë lloj progresi domethënës në këtë dokument se si janë përshkruar këto hapa nga ZPS, por thjesht ky parashtrim është një përsëritje e sjelljes së mëparshme të ZPS-së. Nuk do t’ju kërkoj të merrni një vendim lidhur me këtë çështje. Megjithatë më lejoni të them që do të ishte e gabuar nga ana ime të mos i thosha këto gjëra për procesverbal. Prokuroria ka dështuar plotësisht për të demonstruar nevojën për ta bërë të menaxhueshëm këtë çështje dhe thjesht po përpiqet për të thënë se anija nuk është mbytur ende”, ka thënë Emmereson.
Lidhur me dëshmitarët të cilëve do t’u merret dëshmia vetëm me shkrim, Emmerson ka thënë se nuk ekzistojnë prova për frikësim.
“Nuk ka pasur prova për frikësim dhe duam vërtetë duam të shohim cilat janë bazat për kërkesën 153, jemi të interesuar, vërtetë se dikush mund të ketë vdekur, do të donim të shikonim cila është vlera dhe dobia e një dëshmitari që nuk është i hapur që të merret në pyetje”, ka thënë ai.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit po vazhdon pasditen e së enjtes.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës