Emma Stone zbuloi kushtin e vetëm për rruajtjen e kokës në filmin "Bugonia"

Aktorja amerikane, Emma Stone, pranoi një ndryshim rrënjësor të pamjes për nevojat e filmit "Bugonia", por nën një kusht të veçantë.
Konkretisht, aktorja pranoi të rruajë kokën, por vetëm nëse regjisori i filmit, Yorgos Lanthimos, do ta bënte vetë këtë.
"Kur e dija që do ta bënim këtë, i thashë Yorgosit: 'Do të na duhet të të rruajmë edhe kokën për të treguar solidaritet'. Dhe ai tha: 'Në rregull'", theksoi aktorja.
- YouTube www.youtube.com
Klipi tregon Stone, 37 vjeçare, duke i rruar kokën Lanthimos."Ishte emocionuese, por jo aq emocionuese sa mendoja se do të ishte. Ishte shkëlqyeshëm. Megjithatë, ndjeva se rruajtja e kokës ishte më dramatike. Nuk dua të mburrem, por flokët e mi ishin mjaft të gjatë dhe të tijtë jo", zbuloi ajo.
Në "Bugonia", Stone luan rolin e një drejtueseje kompanie me emrin Michelle Fuller, e cila rrëmbehet nga dy teoricienë konspiracioni (Jesse Plemons dhe Aidan Delbis) të cilët besojnë se ajo është një aliene që shkatërron Tokën.
Rastësisht, Stone ka punuar më parë me 52-vjeçarin Lanthimos në filmat "The Favourite", "Poor Things" dhe "Kinds of Kindness".
Lanthimos më parë tha se Stone u “frikësua” për një moment nga ndryshimi i madh.
Aktorja më pas konfirmoi se kjo ndodhi “pak para” se ta xhironin skenën. /Telegrafi/



























































