Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës qëndrojnë në lidhjet mes dy popujve të të dyja vendeve.

“Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës janë marrëdhënie që lidhen mes popullit amerikan dhe atij kosovarë, dhe nuk i takojnë një partie ose një njeriu”, tha Escobar.


Emisari amerikan megjithatë u shpreh se kanë probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti.

“Kemi probleme komunikimi me kryeministrin e Kosovës, dhe nuk është vetëm SHBA-ja, është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Escobar.

Ai këto komente i bëri gjatë një ‘brifing’ me gazetarë të martën, nga Brukseli.

Escobari ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhohen që Kosova e Serbia t’u kthehen marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. /Telegrafi/