“Shumë fansa e kanë pritur albumin ‘Relapse’ vitin e kaluar, unë jam njëri prej tyre. Producenti (Dr Dre) dhe unë hymë në studio në shtator kinse për disa ditë, dhe mbetëm gjashtë muaj ”, ka thënë Eminem.

Albumi i parë “Relapse” do të dalë në treg më 19 maj, ndërsa albumi tjetër “re-Relapse”, do të planifikohet në gjysmën tjetër të vitit.

Albumi i fundit i Eminem ishte ai i vitit 2004, “Encore”, ndërkohë që tani reperi i famshëm ka vendosur të bëjë një rikthim sensacional para fansave të tij.