Eminem me album këtë vit, bashkëpunim me 50 Cent

Reperi amerikan, Eminem, është duke punuar në albumin e tij të ri dhe raportohet se do ta publikojë gjatë këtij viti.News Everyday raporton se 43-vjeçari do të rikthehet me album pas tre vitesh. Albumin e fundit, “The Marshall Mathers LP2”, e kishte publikuar në vitin 2013, transmeton Koha.net.
Në albumin e nëntë të tij thuhet se do të ketë edhe bashkëpunim me 50 Cent.
Reperi nga Detroiti aktualisht është duke e mbajtur turneun e tij në Amerikën Latine, Lollapalooza, që është duke u mbajtur në Argjentinë, Brazil dhe Kili.
Nga
Telegrafi
02/04/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































