Shyqri Galica, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Po bëhen pothuajse pesëdhjetë vjet që kandidati ynë është i pranishëm në botën tonë letrare. Fillimisht në vitet ’70 të shekullit të kaluar, lexuesi ynë e njihte si kritik letrar dhe shumë aktiv në manifestime letrare që organizoheshin mjaft dendur në mjedise të ndryshme dhe në gazeta e revista, ku emri i tij defilonte mjaft shpesh. Ndërkohë, në konkurse letrare anonime u shqua edhe me vlerësimin me çmime të ndryshme letrare. Po ashtu, sidomos në konkursin e gazetës “Rilindja” të Prishtinës u bë ndër emrat që romanet e tij u shpërblyen dhe u morën për botim në vazhdime në gazetë dhe më pas si libra.
Krahas prozës, doli para lexuesit edhe me vepra dramatike, disa nga të cilat zunë vend edhe në repertorët e teatrove tona dhe u ndoqën me mjaft interesim. Por krahas shkrimeve letrare-artistike, ai ndërkohë do të shquhet edhe me krijime eseistike e publicistike, të cilat në veprimtarinë e tij pa dyshim zënë një vend më vete. Mirëpo, një vend të veçantë do të zënë studimet e vazhdueshme në fushën e letërsisë e të artit, të cilat do të publikohen në shtypin e përditshëm e periodik dhe më vete, si dhe referatet e kumtesat e veçanta në tubime e konferenca shkencore brenda e jashtë vendit.
Gjithsesi dhjetëra njësi bibliografike, kritikë letrare, eseistikë, publicistikë, studime për probleme të letërsisë së Rilindjes Kombëtare dhe të letërsisë së sotme shqipe e të artit, do të jenë preokupim i tij i përhershëm, kurse viteve të fundit një ndihmesë të veçantë për dallim nga shumë krijues e intelektualë do ta japë në shkrimin e monografive për dëshmorët e heronjtë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky varg i gjatë i punimeve të tij, edhe pse i ndaluar e i censuruar disa herë, do të arrijë në më shumë se tridhjetë vepra të veçanta – një larushi gjinore, tematike e stilistike, me një ndjeshmëri e perceptim që lidhet në mënyrë imediate me realitetin, me zhvillimet shoqërore, historike e letrare-artistike, të cilat individualitetin e tij krijues e intelektual e bëjnë të veçantë.
Prandaj, duke pasur parasysh punën e tij si tregimtar, romancier, dramaturg, eseist, publicist e gjithsesi si studiues të letërsisë, Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ka kënaqësinë ta shpallë laureat të çmimit letrar “Esad Mekuli”, që jepet për krijimtarinë e përgjithshme të shkrimtarit, Prof. dr. Emin Kabashin.
Prof. Eminit i urojmë shëndet e vepra të reja!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKisha e Shën Ndout në Prishtinë: Punëtorët shqiptarë të besimit islam, refuzuan detyrën e rrënimit
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
I NJOH DO ALAMET IDIOTA
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Roli historik i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)
Historia e “majorit” Xhafer Kananaj: Donte të ikte nga Shqipëria, u tall me Sigurimin e Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama