Emily Ratajkowski shfaqi figurën e saj të përkryer prej modele kur u pa rrugëve të New Yorkut këtë javë.

32-vjeçarja veshi një mini-fustan mahnitës të tejdukshëm që plotësohej nga të brendshmet e saj të zeza të dizajnuara në mënyrë elegante.


Veshja e saj e lejoi atë të shfaqte belin dhe këmbët e tonifikuara ndërsa shëtiste në qytetin amerikan.

73493843 12325899 Mover and shaker Emily Ratajkowski put her supermodel figure on  m 50 1689990841521

Ajo kombinoi dukjen edhe me një palë çizme të zeza deri në kofshë që shkëlqenin në rrezet e diellit të korrikut.

Pamja e saj e fundit vjen si rrjedhojë e romancës me një DJ të quajtur Orazio Rispo, me të cilin u lidh për herë të parë vitin e kaluar.

73496251 12325899 image a 34 1690001034850

Emily ka qenë kryefjala për jetën e saj private pas ndarjes me producentin e filmit Sebastian Bear McClard.

Ajo u pa për herë të parë duke u puthur me Orazion vjeshtën e kaluar, por me kalimin e kohës u përfol dhe me emra të tillë si Pete Davidson dhe Eric Andre.

Këtë mars ajo u kap duke u puthur me Harry Styles në Tokio, duke marrë kritika për faktin se ajo është gjoja shoqe vajzë me ish-in e tij, Olivia Wilde.

73494365 12325899 Hunk tastic Her latest sighting comes in the flush of her on aga m 56 1689991347671

Gjatë javëve të fundit ajo është parë vazhdimisht me Orazion, duke përfshirë një darkë në Londër javën e kaluar.

Sebastian, pati një martesë në gjykatë me Emily në 2018. Dyshja mirëpritën djalin e tyre Sylvester në mars 2021, martesa e tyre u shpërbë vitin e kaluar nën një re thashethemesh për tradhtinë e McClard. /Telegrafi/