Emily Ratajkowski bën debutimin në pistën e “Victoria's Secret”

Emily Ratajkowski (35-vjeçare), një nga modelet më të kërkuara të dekadës së fundit, më në fund ka ecur në pistën e “Victoria's Secret”.
Modelja, aktorja dhe shkrimtarja bëri debutimin e saj në sfilatën ikonike të modës për vitin 2025, e dyta radhazi që kur marka u rikthye pas një pauze gjashtëvjeçare.
Debutimi i saj i madh është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët mbushën rrjetet sociale me mesazhe mbështetjeje.

Emily doli në pasarelë me një kostum rozë që ndryshonte nga krahët standardë të engjëjve.
Në vend të kësaj, ajo mbante në shpinë petale gjigante lulesh rozë të zbukuruara me xixa vezulluese, në formën e një orkideje.
Edhe pse ky ishte debutimi i saj për “Victoria's Secret”, ajo tregoi me ecjen e saj të sigurt se është një profesioniste e vërtetë.
Përveç Emilyt, në shfaqje morën pjesë edhe një numër ish-engjëjsh të “Victoria's Secret”, përfshirë Adriana Liman, Alessandra Ambrosion, Doutzen Kroesin dhe Candice Swanepoel.

Gigi dhe Bella Hadid, Irina Shayk dhe Ashley Graham u rikthyen gjithashtu.
Fytyrat e reja përfshinin yllin Angel Reese, influenceren Quenlin Blackwell, aktoren Barbie Ferreira dhe modelen Precious Lee.
Programi muzikor i mbrëmjes përfshinte Missy Elliott, Karol G, grupin K-Pop TWICE dhe Madison Beer. /Telegrafi/










































