Emery: Kemi humbur një rast të mirë, por jo besimin e skuadrës

Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Toulouse.
Tekniku spanjoll tha se ishte një mundësi e mirë e lëshuar, por vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit.
“E merituam fitoren, por luajtëm ndaj një kundërshtari të mirë në fazën mbrojtëse”.
“Duhet të përmirësohemi, kemi humbur një rast të mirë, por jo besimin te skuadra”, ka thënë Emery. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































