LAJMI I FUNDIT:

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.

Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjë herë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.


Ismaili po ashtu, theksoi se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3 vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacionit për afatin 6 mujor. Përbërja e re e Bordit do të ketë këtë përbërje:

Dr. Shemsi Veseli, Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;

Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;

z. Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë; dhe

Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs..Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori