Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci është deklaruar sot pas reagimeve lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe emërimin e Fadile Dylës si zëvendësuese e sekretarit të MASHTI.
Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se anëtarët e KSHC-së janë përzgjedhur në bazë të rekomandimeve që janë dhënë nga komisioni konform kërkesave dhe sipas fushave.
Lexoni të plotë postimin e Nagavcit:
Dje kam parë reagime të shumta të opozitës dhe raportime në media rreth emërimit të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), anëtarëve të Komisionit që ka bërë vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të këtij këshilli si dhe emërimin e zonjës Fadile Dyla si zëvendësuese e sekretarit të MASHTI.
Po sqaroj edhe një herë secilën nga këto çështje.
Komisioni për shqyrtimin e dokumentacionit të të nominuarve për anëtarë të KSHC-së:
Është formuar bazuar në legjislacionin në fuqi: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Konferenca e Rektorëve, ndërkombëtarët, shoqëria civile e kanë rekomanduar nga një anëtarë derisa nga MASHTI ka pasur një përfaqësues të saj.
Procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të KSHC-së:
MASHTI ka publikuar ftesën për publike për nominimin e anëtarëve të KSHC-së
Anëtarët e KSHC-së janë përzgjedhur në bazë të rekomandimeve që janë dhënë nga komisioni konform kërkesave dhe sipas fushave. ( Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë janë nominuar apo vetnominuar dhe i kanë plotësuar kriteret, si ministri do të bashkëpunojmë në aktivitete dhe projekte tjera).
Këshilli Shtetëror i Cilësisë është një organ që ka rendësi të jashtëzakonshme në arsimin e lartë. Ndikimet partiake në AKA kanë shkaktuar tashmë dëme të mëdha, andaj çdo përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë është e pa tolerueshme.
Ne jemi duke punuar shumë që t’i riparojmë dëmet e shkaktuara nga qeveritë e kaluara ku si pasojë e ndërhyrjeve të skajshme politike, Agjencia e Kosovës për Akreditim u përjashtuar nga ENQA dhe EQAR, andaj ne do të krijojmë kushtet për të aplikuar për rikthim. Asnjë ndikim politik apo tjetër nga kushdo nuk do ta tolerojmë.
Në lidhje me emërimin e zëvendësuese së sekretarit në MASHTI:
Kur e kam pranuar detyrën si ministre, ud sekretar ka qenë zt. Agim Bërdyna. I njejti ka qëndruar në këtë pozitë më shumë se një vit, edhe pse legjislacioni në fuqi of përcakton se, përveç në raste të mungesës së mbajtësit të postit për shkaqe shëndetësore, asnjë pozitë e lartë drejtuese nuk duhet të plotësohet me ushtrues detyre për më shumë se 3 muaj. Ky afat mund të vazhdojë edhe për tre muaj gjatë zhvillimit të procedurave të rekrutimit por jo më shumë.
Zonja Dyla punon në Ministrinë e Arsimit që nga janari i vitit 2002 kurse si drejtore në MASHTI është që nga viti 2003. Që nga ajo kohë ka udhëhequr departamente të ndryshme, ndërsa gjatë mandateve të kaluara, herë pas here ka zëvendësuar sekretarët e Ministrisë në mungesë të tyre.
Aktualisht znj. Dyla, është drejtori me përvojën më të gjatë brenda Ministrisë dhe për këtë arsye është emëruar zëvendësuese e sekretarit.
Ne kemi filluar procedurat për plotësimin e pozitës së sekretarit, sipas Ligjit Nr.06/L-114 Për Zyrtar Publik dhe Rregullores Nr.15/2020 për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Nëpunësve të Lartë Drejtues. I ftoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këtë pozitë.
Çdo keqinformim për sa më sipër bëhet ose në mungesë të informatave të sakta ose me qëllime dashakeqe.
Si ministre e Arsimit jam e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë dhe po ashtu, pres korrektësi nga të gjitha palët.
Si Ministri e Arsimit jemi të hapur të ofrojmë përgjigje për çdo çështje që ju intereson dhe presim informim të drejtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët