Elon Musk bëri një postim të dielën mbrëma në Twitter për të mohuar pretendimet se ishte në një lidhje dashurie me gruan e themeluesit të Google, Sergey Brin, Nicole Shanahan.

Musk, 51-vjeçar, konfirmoi se ai dhe Brin janë ende miq dhe zbuloi se ishin në një festë së bashku të shtunën në mbrëmje.


Ai tha gjithashtu se e ka parë Nicole Shanahan, gruan e Brin, vetëm në dy raste dhe me shumë njerëz të tjerë të pranishëm.

“Kjo është totalisht e pavërtetë. Sergey dhe unë jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë”, shkroi Musk. "Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.

Artikulli u publikua fillimisht nga Wall Street Journal, në të cilin thuhet se CEO i Teslas dyshohet se kishte pasur një lidhje me Shanahan në kohën kur ajo dhe Brin po përgatiteshin të divorcoheshin.

Screenshot 1 103 Foto: Screenshot/Twitter

Një raportim tjetër tha që Elon gjunjëzuar dhe i ishte lutur Brinit që ta falte.

Musk aktualisht është përfshirë në një betejë ligjore për planin e tij për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.

Screenshot 2 81 Nicole Shanahan dhe Sergey Brin (Foto: Getty Images)

Platforma e mediave sociale paditi njeriun më të pasur në botë në fillim të këtij muaji dhe gjyqi do të fillojë në tetor. /Telegrafi/

Screenshot 3 78 Elon Musk (Foto: Getty Images)