LAJMI I FUNDIT:

Elle Macpherson guxon të pozojë me bikini në moshën 58 vjeçare dhe mahnit me dukjen e saj

Elle Macpherson guxon të pozojë me bikini në moshën 58 vjeçare dhe mahnit me dukjen e saj
(Foto: Instagram/Elle Macpherson)

Modelja australiane, Elle Macpherson, ka mahnitur me dukjen e saj mbresëlënëse teksa është në dekadën e saj të gjashtë.

Gjegjësisht, në profilin e saj në Instagram ka publikuar një video në të cilën pozon e veshur me bikini dhe një pulovër të shkurtër.


Figura e mrekullueshme e 58-vjeçares është rezultat i përkushtimit të saj ndaj stërvitjeve të rregullta. Përveç kësaj, meditimi e ndihmon ta ruajë shëndetin.

“Çdo ditë kujdesem për mendjen, trupin dhe shpirtin tim duke praktikuar ushtrime të frymëmarrjes dhe meditim, i cili zgjat rreth 25 minuta, ose duke dëgjuar një instruktor ose duke medituar në heshtje”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Elle e filloi karrierën si modele në vitet e tetëdhjeta, kur pozoi për Sports Illustrated. Ajo u shfaq në filmat “Sirens”, “The Mirror Has Two Faces”, “Batman and Robin”, “The Edge” dhe “South Kensington”. Po ashtu, u shfaq edhe në serialin “Friends”.

Ajo është pronare e linjës së të brendshmeve ‘Elle Macpherson Intimates’ dhe linjës së produkteve të kujdesit për lëkurën, ‘The Body’. /Telegrafi/