Eliot Hashimi i PSD-së: Për dallim nga tjerët, do të jem zëri i Prishtinës edhe pas zgjedhjeve

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi, ka theksuar se angazhimi i tij për qytetin do të vazhdojë edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, duke u distancuar nga, siç tha, kandidatët që shfaqen vetëm gjatë fushatës.
“Nga kandidatët e partive të tjera nuk do të dëgjoni më pas zgjedhjeve, për dallim nga unë. Një gjë ua garantoj — do të angazhohem dhe do të identifikoj problemet e Prishtinës për shumë vite të ardhshme, e jo si këta që punojnë vetëm në fushatë”, ka deklaruar Hashimi në një adresim për qytetarët.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që më 12 tetor t’i japin mbështetje PSD-së dhe atij personalisht.
“Prandaj kërkoj votën tuaj duke votuar PSD-në me numër 149 dhe mua me numër 14”, ka shtuar Hashimi.














































