Elgit Doda dhe Noah vijnë me këngën e re "Nuk jam si ti"

Këngëtari dhe producenti shqiptar, Elgit Doda, ka prezantuar para fansave këngën e re.
Ai ka bashkëpunuar me artistin e ri Noah, projekti i të cilëve mban titullin "Nuk jam si ti".
Tekstin e ka shkruar vet Noah, derisa për muzikën është përkujdesur Elgiti.

Ndërkohë, masterizimin dhe miksimin e ka realizuar Mariglen Boja.

Projekti i tërë është prodhim i "02 Records", tashmë e njohur si studio muzikore e këngëtarit Doda.
Theksojmë që Elgiti qëndron prapa shumë hiteve të artistëve shqiptarë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































