LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotimet

Elezi: Janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotimet

Edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotimet për të cilat KQZ ka vendosur që të rinumërohen.

Ai ka thënë se numërimi i votave me poste, të personave me nevoja të veçantë dhe të atyre me kusht, do të fillojë pasi të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve në fjalë.

Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia
Lexo po ashtu Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilën gjë ka vendosur KQZ-ja. Deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 nga 314 vendvotimet për të cilat ka vendosur KQZ-ja të rinumërohen. Sa i përket çështjes së numërimit të votave me postë, të personave me nevoja të veçanta dhe me kusht, po shpresoj që numërimi do të nis menjëherë pas procesit të rinumërimit të këtyre votave”, ka thënë Elezi.

Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë marrin alergji
Lexo po ashtu Për shkak të zarfeve të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë marrin alergji

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, që ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.

Kujtojmë se herën e kaluar janë dashur diku 20 ditë deri të shpallja e rezultateve përfundimtare, njofton Telegrafi.