Eleganca e Eva Longoria-s: një fustan që bashkon thjeshtësinë dhe origjinalitetin

Kjo nuk ishte hera e parë që Eva Longoria zgjedh të bardhën për dalje publike, duke dëshmuar se kjo ngjyrë është një nga të preferuarat e saj
Eva Longoria, e cila u bë e famshme për publikun me rolin e Gabrielle Solis në serialin “Desperate Housewives”, vazhdon të tërheqë vëmendje kudo që paraqitet. Aktorja 49-vjeçare njihet për guximin e saj në modë dhe për faktin se shpesh vendos standarde të reja në skenën e stilit.
Këtë herë, paparacët e kanë fotografuar në rrugët e Nju Jorkut, teksa shkonte për xhirimet e emisionit “Late Night With Seth Meyers”. Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë me prerje elegante, i kombinuar me detaje tyli që shtonin finesë dhe dinamikë pamjes.
Fustani, i dizajnuar me pjesën e sipërme të ngushtë, me jakë tëmbyllur dhe mëngë të shkurtra, theksonte linjat e saj, ndërsa pjesa e poshtme krijonte një kontrast delikat falë shtresës prej tyli. Pamjen e kompletoi me këpucë klasike të bardha dhe vathë ari, duke e bërë të dukej elegante dhe bashkëkohore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, asnjë nga këto nuk tërhoqi aq shumë vëmendje sa fakti që Eva nuk kishte veshur asgjë poshtë fustanit, duke pasur parasysh që thithkat e saj ishin të dukshme gjatë gjithë kohës.
Ky fustan ishte një zgjedhje origjinale, që sfidonte rregullin e vjetër të modës amerikane se “e bardha nuk vishet pas Labor Day”. Sot kjo traditë është tejkaluar, dhe Eva e bëri të qartë pse rregullat ekzistojnë për t’u thyer me stil.
Me këtë paraqitje, Longoria dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga femrat më të stilizuara në Hollywood, duke treguar se thjeshtësia e kombinuar me detaje të zgjedhura me kujdes mund të krijojë një efekt të madh në botën e modës.

/Telegrafi/


















































