Elbasan Rashani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin norvegjez.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë vendimtar në një tjetër takim për ekipin e tij ODD Grenland.


ODD ishte nikoqir i skuadrës Lillestrom ku kanë arritur të shënojnë fitore me rezultat të ngushtë 2-1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa mysafirët kaluan në epërsi me të filluar pjesa e dytë.

rashani1

Në minutën e 65-të, Rashani u shërbye mirë nga Borven dhe shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Për sulmuesin e Kosovës ky ishte goli i tret këtë kampionat, derisa ka bërë edhe katër asistime.

Kujtojmë që për lojtarin së fundmi ka ardhur një ofertë nga MLS, ku po kërkohet nga DC United skuadra e Wayne Rooneyt. /Telegrafi/

telegrafi sport app