El Salvador “jeton” mbi triliona dollarë ari, presidenti: Rezervat tejkalojnë 8000 për qind të GDP-së

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, iu drejtua qytetarëve në një takim dhe përsëriti pretendimet se ky vend i Amerikës Qendrore “shtrihet” mbi flori, i cili është një potencial i madh që ende nuk është shfrytëzuar.
Gjatë fjalimit para turmës, Bukele tha se El Salvador është i vetëdijshëm se natyra duhet të mbrohet, por se disa procese mund të ndodhin pa pasur nevojë të shkatërrohet natyra.
“Ne jemi i vetmi vend që ndalon gërmimet dhe minierat. As Hondurasi, Guatemala, SHBA-ja, Evropa nuk janë plot me miniera. Ne do të donim të kishim pjesë të vendit që do të duken si Katari. Si mendoni se Katari arriti atje? Ata janë në shkretëtirë”, tha Bukele, duke aluduar sesi duhet të shfrytëzohen burimet.
Ai u tha qytetarëve gjithashtu se minierat nuk do të ndikojnë në jetën e tyre “e di që duhet ta zhvillojmë vendin. Minierat janë më pak se 1 për qind e territorit. Nuk janë pranë shtëpive tona. Kjo nuk do të shqetësojë askënd”.
No podemos seguir siendo el único país en el mundo que no aprovecha sus recursos naturales.
We cannot continue being the only country in the world that does not utilize its natural resources. pic.twitter.com/NiOcyW9INQ
— Nayib Bukele (@nayibbukele) December 3, 2024
Më pas, ai foli për rezervat e arit që El Salvadori posedon potencialisht.
“Rezervat e mundshme të arit që ka El Salvadori vlerësohen në tre trilion dollarë. Kjo është më shumë se 8000 për qind e GDP-së. Ky është vetëm ari. Sipas studimeve të para, ne gjetëm edhe minerale për revolucionin e katërt industrial. Këto janë kobalti, nikeli, litium”, tha ai.
Pak ditë më parë, Nayib Bukele publikoi një hartë që tregon depozitat e mundshme të arit.
El Salvador ndodhet në një nga sektorët më të pasur me burime minerale falë aktivitetit vullkanik.
Studimet e kryera në vetëm 4 për qind të zonës së mundshme kanë identifikuar 50 milion ons ari, që sot vlerësohet në 131 miliardë dollarë amerikanë, ekuivalente me 380 për qind të produktit të brendshëm bruto (GDP). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët