LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ministria e Financave ka ekzekutuar sot pensionet me rritje për të gjithë pensionmarrësit e kategorive të luftës.

Kështu ka bërë të ditur ministri Hekuran Murati. Ai ka shtuar se të gjithë ata që përfitojnë pensione nga skemat e luftës kanë marrë një rritje prej 20% të pensioneve, ndërsa për disa kategori, siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së, si dhe familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë, rritja ka qenë edhe më e lartë.

Murati, theksoi se kjo është një masë që tregon angazhimin e Qeverisë për të mbështetur ata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit.


“Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit. E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/