LAJMI I FUNDIT:

EKZAGJERIMI I DËSHPËRIMIT

EKZAGJERIMI I DËSHPËRIMIT

Poezi nga: Sherman Alexie
Përktheu: Fadil Bajraj

unë hap derën

(kjo vajzë indiane shkruan se vëllai i saj tentoi të varej
me një rrip sall dy javë pasi vëllai tjetër i saj ishte var


dhe ky burrë indian na tregon se në konvikt,
pesë priftërinj e çuan në një dhomë të pasme dhe e përdhunuan disa herë

dhe kjo grua indiane e pastrehë kërkon mëshirë, dhe kur e pyes
për fisin e saj, ajo thotë se është e eksituar dhe përkulet para meje

dhe ky indian i pastrehë është ungji i një indiani
i cili shkruan për një gazetë të madhe metropolitan, dhe tash i njoh të dy

dhe ky fëmijë indian qan kur ulet për të ngrënë në tryezën tonë
sepse nuk e kishte njohur kurrë familjen e tij që të ulej në të njëjtën tryezë

dhe kjo grua indiane lindi nga një grua indiane
e cila e kishte shitur për gjashtë pije dhe njëzet paqeta cigare

dhe ky poet indian dridhet poshtë autostradës
dhe lyp qindarka aq sa për të blerë laps dhe letër

dhe këtij valltari i bie të fikët në gosti
dhe zgjohet cullak, pa kujtuar fare mbrëmjen, krejt regalia e tij ishte zhdukur)

unë hap derën

(dhe kjo është motra ime, e cila pret me vite shqiponjën e ngordhur nga Park Service, e
merr atë dhe e ruan me kushërinjtë tanë, të cilët më pas i thonë se është zhdukur

sado që pendët rishfaqen në regalinë e një kushëriri tjetër
që vallëzon bash për herë të parë

dhe ky është babai im, babai i të cilit vdiq në Okinawa, i qëlluar për vdekje
nga një ushtar japonez që duhet t’i ketë ngjarë aq shumë

dhe ky është babai im, nëna e të cilit vdiq nga turbekulozi
jo shumë kohë pas lindjes së tij, dhe kështu babai im duhet të dëgjojë fantazmat që kolliten

dhe kjo është gjyshja ime që kishte parë, para se të vinin njerëzit e bardhë,
tre korba me qafë të bardhë, dhe e kishte kuptuar se Zoti ynë do të ndryshonte)

unë hap derën
dhe e ftoj erën brenda.

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori