LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Një ish-oficer i Policisë Gjyqësore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, shtetasi shqiptar F. L., 56 vjeç, i cili më parë ka shërbyer pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, u arrestua në SHBA pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane.

Ai ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).


Operacioni për kapjen dhe ekstradimin e tij u realizua nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe me ndihmën e Agjencisë Federale DSS/OCIU, pjesë e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

F. L. mbërriti në Shqipëri rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ku tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

Policia e Shtetit ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet amerikane, veçanërisht me agjencitë federale DSS dhe ICE-ERO, të cilat ndihmuan në finalizimin e këtij operacioni të rëndësishëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori