Ekspozita në shesh dhe të dhënat për masakrën në Burgun e Dubravës, reagon Shkëlzen Gashi

Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që ishte vendosur për disa ditë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është larguar sot nga ekipet e komunës së Prishtinës për shkak të të dhënave të pasakta.
Reagimet për këtë ekspozitë kanë pasur të bëjnë edhe me paraqitjen e të dhënave për masakrën në Burgun e Dubravës.
E lidhur me këtë ka reaguar sot autori i ekspozitës, Shkëlzen Gashi.
Sipas tij, askund nuk kanë thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar.
“As ne nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar”, tha ai.
Lexoni të plotë postimin e tij:
MASAKRA NË BURGUN E DUBRAVËS
Teksti për prezantimin e masakrës në Burgun e Dubravës në Ekspozitën Masakrat në Kosovë 1998-1999, duke u bazuar në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare, thotë:
Më 19-23 maj 1999 në Burgun e Dubravës në Istog forcat sërbe vranë gjithsej 106 veta: 3 më 19 maj, 34 më 21 maj, 58 më 22 maj dhe 11 më 23 maj. Prej të vrarëve, 48 figurojnë si persona të armatosur shqiptarë, kurse 58 si civilë të paarmatosur: 56 shqiptarë, 1 ashkali dhe 1 boshnjak.
Askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, këta 48 persona kanë qenë duke luftuar. As ne nuk nuk po e themi që këta persona janë vrarë duke luftuar.
Por, në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona figurojnë si të armatosur/ushtarë. Kaq. Këtë listë mund ta gjeni në këtë link: https://www.hlc-rdc.org/.../liber-kujtimi-i-kosove....






















































